image Dua Lipa thotë se rrjetet sociale janë vend i urrejtjes e ankthit

Showbiz/ Dua Lipa thotë se rrjetet sociale janë vend i urrejtjes e ankthit

news image

Ylli i muzikës pop thotë se rrjetet sociale janë vend për “urrejtje dhe ankth”.

Duke folur në një intervistë për “BBC”, Dua Lipa u kërkoi përdoruesve të internetit, të jenë “më të mirë ndaj njëri-tjetrit”, për të mirën e përgjithshme, shkruan BBC.

24-vjeçarja i tha nikoqires Louise Minchin “Disa ditë nuk i lexoj fare komentet”.

“Disa ditë ndoshta ndihem më me vullnet dhe pëfundoj pothuajse duke shikuar gjëra që nuk dua t’i shoh”, shtoi ajo.

Muajin e kaluar, Dua bëri thirrje për një kujdes më të shtuar për shëndetin mendor në industritë krijuese.

Këngëtarja ka pranuar se janë argëtuese dhe të dobishme përdorimi i platformave Twitter dhe Instagram, por thotë se largohet menjëherë sapo sheh komente që bëjnë të ndihet në ankth.

“Rrjetet sociale mund të jenë një mjet shumë i mirë e mund të jenë shumë argëtuese për të ndarë gjëra por në të njëjtën kohë është një vend i urrejtjes e ankthit”, ka thënë ajo.

Dua shtoi se njerëzit ndjehen se pasi fshihen pas një ekrani të kompjuterit mund të thonë gjëra të ndryshme,

Autorja e hitit “One Kiss” deklaroi se duhet të jetë misioni i çdonjërit në internet që të “shpërndajë pozitivitet dhe të inkurajojë mirësinë”.

Edhe yjet e njohur si Selena Gomez, së fundi kanë shprehur shqetësimet e tyre për sjelljet në rrjete sociale, duke i përshkruar si “të tmerrshme” për gjeneratën e saj, këtë vit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Dua Lipa së fundi ka performuar në “MTV EMA” në Seville, Spanjë, ndërsa së shpejti lanson albumin e ri./ Gazeta Sinjali/