Dua Lipa ishte ajo e cila e mori gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Milano, kur u shfaq në sfilatën e “Versace”.
Ylli i famshëm i muzikës bëri hapjen dhe mbylljen e pasarelës, ndërsa u paraqit edhe përkrah Donatella Versace.
E veshur me një kostum dy pjesë që ia zbulonte belin dhe këmbët e gjata, Dua kishte veshur dhe një palë taka të larta.
Ylli i hitit “Levitating” shkëlqej edhe një herë me veshjen unike dhe gjithmonë me stil. /GazetaSinjali/