Dua Lipa qartë nuk është duke pritur për një mashkull që t’i dhurojë asaj një unazë në gisht, pasi këngëtarja e vendosi një unazë fejese në këpucët e saj gjatë një paraqitje të fundit.
Këngëtarja shqiptare, 24 vjeçe, konfirmoi kohët e fundit lidhjen e saj me Anwar Hadid, 20 vjeç, teksa u shfaqën së bashku së fundmi në Javën e Modës në New York,
Ndërsa dyshja mbështeti motrat supermodele të Anwarit, Gigi dhe Bella në eventin Marc Jacobs, Dua zgjodhi të bënte një paraqitje delikate me një unazë fejese në majucën e takave të saj.
Këngëtarja e hitit “One Kiss’ kishte veshur një palë këpucë të markës Pumps Proposal, në këtë event.
Këpucët e saj prej lëkure kanë një çmim prej 395 dollarësh, dhe janë të larta rreth katër centimetra.
Anwar dhe Dua ishin kombinuar mjaft mirë me ngjyra me njëri-tjetrin, ndërsa mbanin bizhuteri që përputheshin me njëri-tjetrin.
Gjerdani që Anwar mbante në qafë kishte të shkruar “Të dua”, ndërsa në vathët e Duas ishin të gdhendura fjalët “Më puth”.
Kjo unazë fejese në këpucën e artistes, bëri fansat që të aludojnë në faktin se mos dyshja po shkojnë drejt një hapi më të rëndësishëm jetësor.
Anwar, i cili raportohet se ka interes për të bërë muzikë, më parë ishte i lidhur me Kendall Jenner dhe Nicola Anne Peltz.
Ndërsa Dua është shoqe e ngushtë me Gigin dhe Bellan, besohet se moda ishte ajo që e lidhi yllin shqiptar me vëllanë e tyre të vogël.
Javën e kaluar, Dua ishte prezente në familjen e të dashurit, për funeralin e gjyshes së Anwar, e cila ndërroi jetë në muajin gusht.