image Dua Lipa nis xhirimet e klipit të ri

Showbiz/ Dua Lipa nis xhirimet e klipit të ri

news image

Dua Lipa dukej e pabesueshme ndërsa filmoi videon e saj të re muzikore në Brooklyn, New York City të dielën.

Krijuesja e hitit “New Rules”, 24-vjeçe, dukej klasike – elegante në një pallto të ndezur neoni, të frymëzuar nga vitet e 80-ta, teksa qëndronte në një arratisje nga zjarri në Williamsburg.

Ajo po ashtu u kombinua me një bluzë të verdhë dhe xhinse blu, duke e kompletuar dukjen e saj me një pala taka ‘mint’.

Për pamjen e saj prej biondeje, Dua ka zgjedhur aksesorë neoni dhe thonjtë gjithashtu i kishte të njëjtë, pasi ditë më parë kombinoi manikyrin me të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid.

Këngëtarja e “Hotter than Hell” gjithashtu mori vëmendje të madhe në momentin kur po xhironte më larg zjarrit, pozat e së cilës ishin tejet tërheqëse.

Ajo tanimë ka nisur xhirimet e klipit të ri dhe po këtë vit pritet të sjellë edhe albumin e ri të titulluar, “#DL2”.

Nga ana tjetër, albumi i parë i saj “Dua Lipa”, javën e kaluar u shpall nga Spotify si albumi më i suksesshëm i një artisteje femër, i të gjitha kohërave./Gazeta Sinjali/