Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është revoltuar ndaj rezultateve të zgjedhjeve në Britani, pasi që këto të fundit i fitoi Boris Johnson.
Pakënaqësinë e saj rreth fitores së Johnson, artistja nuk ka hezituar ta shpreh në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ky është kryeministri jonë, çfarë dështimi i vërtetë. Urime Britani, e keni prishur punën kësaj radhe”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze, sipër një imazhi ku shihet një deklaratë e Johnsonit rreth mbajtjes së burkas.
Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa reagon ndaj Johnsonit dhe idesë së tij për Brexit-in.
Ndryshe, “Future Nostalgia” është projekti i fundit muzikor i artistes, i cili është lansuar sot në të gjitha platformat online./Gazeta Sinjali/