Shumë vende në Turqinë jugore janë përfshirë nga zjarri, shkaku i temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve.
Për këtë arsye në rrjetet sociale ka nisur një fushatë sensibilizimi e quajtur “Lutemi për Turqinë”.
Më këtë fatkeqësi po bashkëndjen edhe artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e cila këto ditë po i kalon pushimet në Shqipëri.
Dua përmes një fotografie që ka postuar në InstaStory ka shkruar se ky ndryshim klimatik që ka kapluar botën është i vërtetë dhe duhet të mësojmë të përballemi me të.
“Planeti jonë i shkretë është duke qarë. Kur do ta shohim se ky ndryshim i klimës është i vërtetë. Ne duhet të përballemi me faktet. Mbroni nënën tonë. Turqi jam me ju”, ka shkruar artistja./GazetaSinjali/