image Dua Lipa publikon videon e “Future Nostalgia”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dua Lipa publikon videon e “Future Nostalgia”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e ka publikuar videon me titra të këngës më të re “Future Nostalgia”.

Kjo video është publikuar në kanalin zyrtar të artistes në YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.

Artistja është shprehur tejet e lumtur pas publikimit të kësaj video, si dhe ka treguar që për tri ditë rresht do të xhirojë klipin e këngës së re që do të lansohet më 2020.

Video me titra e këngës Future Nostalgia ka dalë tashmë. E lumtur që po e publikojë këtë për të festuar publikimin e datave të turneut muzikor. Tani më falni për pak sepse do të shkojë të xhirojë tri ditë radhazi për këngën e re që do të publikohet në 2020”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B6IlxdzB3Kr/

“Future Nostalgia” do ta mbajë emrin edhe albumi i ri i artistes që pritet të publikohet së shpejti./Gazeta Sinjali/