Dua Lipa publikoi një fotografi nga prapaskenat kur iu bashkua yjeve të saj të filmit “Barbie”.
Interpretuesja e hitit “New Rules”, 27 vjeçe – e cila ka vetëm ’30 sekonda pjesëmarrje’ në filmin e fundit të regjisores Greta Gerwig, shkrepi fotografinë e përbashkët në premierën e filmit në Los Angeles, që u zhvillua në fillim të këtij muaji.
Ajo shihej e veshur me një fustan të tejdukshëm argjendi me zinxhir, ndërsa shokët e tjerë të aktores ishin të gëzuar për mbrëmjen speciale përpara publikimit të filmit më 21 korrik.
Sipas The Sun, koha e Dua Lipës në ekran ishte mjaft e shkurtër dhe ajo u shfaq vetëm ’30 sekonda gjatë gjithë filmit’. Media raportoi gjithashtu se ajo foli ‘gjithsej 16 fjalë’ gjatë gjithë filmit.
Filmi “Barbie” nuk është hera e vetme që fansat mund ta shohin interpretuesen të marrë një rol aktrimi.