Këngëtarja e njohur shqiptare tanimë me famë botërore, Dua Lipa, është protagonistja e revistës “Vouge Spain” për muajin tetor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 34 milionë ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Jam me fat që pata mundësinë të pozojë para aparatit të Luigit dhe Lango!”, ka shkruar ndër të tjera ajo në gjuhën angleze.
Ndërsa, revista e cilëson këngëtaren shqiptare si e ardhmja e muzikës pop, në një përshkrim të shkurtër në atë se çfarë do të mbajë numri i muajit tetor.
Krahas bashkëpunimeve që i ka bërë së fundi për shumë marka të njohura botërore, Dua pritet që në fund të këtij viti të publikojë albumin e ri muzikor. Ende nuk është bërë e ditur se sa këngë do të përmbajë albumi apo se kur do të lansohet, megjithatë fansat e artistes shpresojnë shumë që kjo do të ndodh në fund të vitit./Gazeta Sinjali/