Dua Lipa ka disa javë që edhe zyrtarisht është bërë imazhi i brendit ‘YSL’ dhe ka realizuar një kampanjë për linjën ‘Libre’ me anë të cilës ka udhëtuar në disa kryeqytete të Evropës.
Ajo së fundmi kishte udhëtuar në Madrid për prezantimin e kësaj linje e cila njëkohësisht është edhe ndalesa e fundit e këtij ‘turneu’ prezantimi.
Dua ishte paraqitur me një fustan të zi të shkurtër dhe stili i i ri i flokëve balluke e bënte këngëtaren shqiptare edhe më tërheqëse./Gazeta Sinjali/