image Dua Lipa pozon për revistën e njohur "Zeit Magazine"

Showbiz/ Dua Lipa pozon për revistën e njohur “Zeit Magazine”

news image

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është rikthyer në Evropë prej disa javësh.

Teksa publikoi këngën dhe klipin e saj më të ri “Physical”, Dua së fundmi pozoi edhe për koopertinën e revistës së famshme gjermane “Zeit Magazine”, e cila botohet në Hamburg (Gjermani) nga viti 1946 dhe është mjaft e njohur.

Dua vjen tejet artistike në fotosesionin e realizuar për këtë revistë, duke u shfaqur me pamje ndryshe në disa prej ambienteve ku janë realizuar imazhet.

Teksa tregon dukjen e saj prej biondeje, Dua në të njëjtën kohë tregon linjat atraktive dhe vë në pah anën e saj artistike, duke pozuar me një tufë lulesh në dorë.

Fokusi i Duas aktualisht është albumi i saj i dytë në karrierë, i cili tashmë është konfirmuar që do të publikohet më datë 3 prill.