Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka fshirë të gjitha postimet në rrjetin social Twitter.
Ky veprim i artistes shqiptare vjen menjëherë pasi që fshiu të gjitha postimet edhe në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Anipse numëron miliona ndjekës në të dyja rrjetet, siç duket Dua ka vendosur që të nisë një epokë të re pak para se të publikojë albumin e dytë.
Të paktën kështu mendojnë fansat e artistes, të cilët thonë se këto veprime Dua po i bënë për albumin, pasi që epoka e re siç e ka quajtur artistja ka filluar me heqjen e postimeve nga rrjetet sociale.
Megjithatë për këto veprim ende nuk është deklaruar artistja dhe mbetet të shihet se çfarë konkretisht fshihet pas tyre.
Tani për tani postime të Dua Lipës mund t’i gjeni vetëm në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/