Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Future Nostalgia”, të cilin e nxori në shitje këtë vit.
Megjithëse pandemia e ka lënë pa koncerte dhe pjesëmarrje në festivale, Dua po qëndron aktive në rrjete sociale.
Së fundmi, Dua ka publikuar për ndjekësit e saj disa fotografi mjaft atraktive, ku shfaqej e veshur me xhinse dhe një bluzë të verdhë, ndërsa sipër kishte një xhaketë të gjelbër.
Flokët e zeza të kthyera anash i dhanë një pamje edhe më tërheqëse artistes, e cila pak ditë më parë festoi 25-vjetorin e lindjes. /Gazeta Sinjali/