image Dua Lipa kthen vëmendjen te fotografitë e vjetra të saj në kohën kur nuk ishte e njohur

Bota e Yjeve

Dua Lipa kthen vëmendjen te fotografitë e vjetra të saj në kohën kur nuk ishte e njohur

news image

Dua Lipa ndau me fansat e saj një varg fotografish të vjetra, ku e tregonin atë në fëmijërinë e hershme.

Duke provuar se kishte dëshirën e të bërit yll që në moshë të re, Dua shihet duke ndezur një buzëqeshje triumfi, duke parë drejt kamerës që po e fotografonte.

Një fotografi tjetër, Lipa kishte pozuar me një xhaketë ngjyrë vjollce me lesh dhe një bluzë të ngjyrosur blu dhe të bardhë.

Një ndjekës shkroi: “O Zot i madh, edhe si foshnje Dua kishte të njëjtën energji”.

Nuk është hera e parë që shohim një Dua Lipa të re – ajo ishte gjithashtu ishte shfaqur si adoleshente në një reklamë për “The X Factor” në vitin 2013.

Në reklamë, Dua shfaqej duke kënduar në kopshtin e saj dhe duke thirrur të tjerët që t’i bashkohen spektaklit të talenteve.

Një fans këmbënguli se ajo duhej të ishte ftuar për të qenë pjesë e “X Factor” dhe jo të realizonte thjeshtë reklamën e tij.

“Ironia që një garuese e rremë nga një reklamë përfundoi të ishte masivisht më e suksesshme se kushdo që garoi në atë spektakël atë vit”, kishte shkruar ndjekësit, statusi i të cilit ishte bërë viral në Twitter. /GazetaSinjali/