image U quajtën edhe kriminelë, Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që deklaruan për emigrantët shqiptarë

Bota e Yjeve

U quajtën edhe kriminelë, Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që deklaruan për emigrantët shqiptarë

news image

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka kritikuar ministrat britanikë, e sidomos sekretaren e Brendshme, Suella Braverman, që i cilësoi emigrantët atje si “kriminelët shqiptarë” pasi pretendoi se kishte një “pushtim” të Anglisë në një debat të Commons mbi kalimet me varka të vogla të Kanalit.

Në një intervistë për Sunday Times, Lipa tha: “Sigurisht që dhemb”. E njëjta shtoi se gjithmonë e kishte ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash, ndërsa kur dëgjoi Qeverinë me deklaratat e tyre për emigrantët nuk e priti aspak mirë.

“Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendje vogëlsi, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë”, u shpreh Dua Lipa.

“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë”.

“Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet ta bëjnë nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”, shtoi ndër tjera ylli i popit.

/GazetaSinjali/