Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila arriti të depërtoj fuqishëm ndërkombëtarisht me zërin e saj, Dua Lipa është në qendër të mediave rozë jo vetëm për sukseset e saj në muzikë por edhe për jetën e saj personale, shkruan Gazeta Sinjali.
E komentuar shpesh për lidhjet e saja të dashurisë, Dua ka zgjedhur që për të njëjtat mos të flasë më publikisht.
Ndërsa, mbrëmjen e djeshme ajo ka bërë debutimin e lidhjes së re të saj duke vulosur spekulimet për nisjen e një lidhje të re të dashurisë, e cila është përfolur në media që nga muaji shkurt kur u panë në publik për herë të parë.
27 vjeçarja, Dua Lipa u shfaq në tapetin e kuq të “Cannes Film Festival 2023” e kapur për dore nga 41-vjeçari, Romain Gavras, i cili po ashtu bënë pjesë në botën e showbizit.
Gavras është i njohur për regjinë e shumë këngëve të këngëtarëve më famë ndërkombëtare, ndërsa i njëjti është edhe ish i dashuri i këngëtarës, Rita Ora me të cilën ishte në lidhje për 6 muaj në vitin 2020.