Zgjedhjet e Përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohen në 12 dhjetor 2019, dhe Kryeministri i ri do të shpallet të premten 13 dhjetor.
Përpara këtyre zgjedhjeve duhet bërë regjistrimi i secilit, gjë që u mundëson më pas atyre të kenë çasje në votim.
Afati për të bërë këtë regjistrim është deri më 26 nëntor.
Këngëtarja e famshme shqiptaro-britanike, e cilësuar si senzacioni më i madh viteve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, u ka bërë një thirrje në rrjetin social Instagram, të gjithë britanikëve që të mos e anashkalojnë këtë proces.
“Mos harroni të regjistroheni për votimin e 26 nëntorit! Nëse jeni duke udhëtuar dhe nuk jeni në Mbretërinë e Bashkuar në ditën e votimit…sigurohuni të regjistroheni për votimin me anë të postës! Sigurohuni që vota juaj të dëgjohet. Mos harroni të votoni”, ka qenë thirrja e bërë nga artistja shqiptare.
E njëjta ka shprehur edhe më parë qëndrimin e saj ndaj Brexit-it, duke thënë se fakti që është nga Kosova i ka mundësuar asaj që të kuptojë rëndësinë e të qenit në BE./Gazeta Sinjali/