Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shumë herë ironizon me presidentin amerikan, Donald Trump.
Dua njihet për mospëlqimin e saj ndaj Trumpit, ku shpesh herë e shpreh atë përmes llogarisë së saj në Instagram.
Këtë herë ajo ka publikuar një imazh duke përqeshur presidentin me disa vargje, “Donald Trumpkin. I portokalltë nga jashtë, bosh nga brenda dhe duhet të hidhet që javën e parë të nëntorit”, thotë fotografia e një tabele në formë shakaje të festës së Halloweenit që mbahet në prag të zgjedhjeve. /Gazeta Sinjali/