image Dua Lipa ia mundëson fansit të vogël ta dëgjojë këngën e papublikuar të saj

Muzikë

Dhurata/ Dua Lipa ia mundëson fansit të vogël ta dëgjojë këngën e papublikuar të saj

news image

Dua Lipa është në prag të lansimit të këngës së saj më të re.

Artistja 24-vjeçare la një fëmijë tetë vjeçar të quajtur Sam, që është fans i zjarrtë i saj, që ta dëgjonte i pari këngën e saj të re me titull “Don’t start now”.

Ky moment magjik u dokumentua në emisionin e mëngjesit në BBC Radio 1, ku këngëtarja shqiptare ishte e ftuar së fundmi.

Pasi dëgjoi këngën e re të artistes së tij të preferuar, tetë vjeçari Sam iu drejtua fitueses së çmimit ‘Grammy’ me kritikën e tij të plotë rreth projektit të ri.

“Epo, unë mendoj se është absolutisht e shkëlqyer! Me të vërtetë më pëlqen shumë. Unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song’”, tha ai referuar këngës “Swan Song”, që Lipa e publikoi në janar të këtij viti.

Ylli i hitit “New Rules” më pas falënderoi kritikun e ri për reagimet dhe ndershmërinë e tij.

Për shkak se kënga nuk u luajt për pjesën tjetër të dëgjuesve të emisionit, prezantuesi i emisionit Greg James i kërkoi Samit t’i tregonte pak nga ritmi dhe teksti i këngës ende të papublikuar, dhe që deri më tani vetëm ai dhe Dua e kishin dëgjuar.

Lipa e ndihmoi paksa, megjithatë ajo ishte e impresionuar me aftësitë e tetë vjeçarit, i cili mbajti mjaft mirë në mend fjalët e tekstit.

“Ju ishit aq i mirë!”, i tha Dua fansit të saj të vogël.

Ajo gjithashtu pretendoi se ishte “aq e lumtur” sa Sam ishte “personi i parë që dëgjoi këngën”.

“Unë e dua atë. Më pëlqen shumë”, e siguroi vogëlushi. “Fjalë për fjalë, unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song’”, përsëriti ai.