Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë mbi 10 milionë klikime në këngën e re “Physical”, që e publikoi më 31 janar të këtij viti.
Artistja shqiptare nuk ka hezituar ta ndaj këtë lajm me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Përmes një imazhi të publikuar, Dua tregon se ka arritur 10 milionë klikime në klipin e këngës “Physical”.
“10 milionë klikime në klipin e këngës Physical. Po po po po”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Krahas klikimeve, Dua Lipa ka marrë edhe komente të shumta pozitive nga publiku për këngën e re./Gazeta Sinjali/