Superylli 25 veçar, Dua Lipa, tashmë ka një album të tretë në mendje dhe këtë na zbuloi bashkëpuntori i saj, Joe Kentish në një intervistë me Variety.
“Është si prodhuese rekordesh, thjesht nuk mund të ndalet! Sa herë që mendojmë se s’ka diçka të re, ajo vjen me një surprizë. Dhe etika e saj e punës është legjendare. Ne e përdorim atë si një shembull për artistët e tjerë dhe unë e di se kompania e saj e menaxhimit, Tap Music, bën të njëjtën gjë“.
Teksa zbuloi se Dua po përgatitet për albumin e saj të tretë ai shtoi se ajo po planifikon të nxjerrë diçka krejt të ndryshme nga “ Future Nostalgia” që theu rekord.
“Ajo po fliste për albumin e 3 kur sapo kishim bërë të 2! Ju mbase jeni duke pritur që ajo mund të dëshirojë të bëjë një pushim por Dua thotë “Mirë, çfarë tjetër?”. Interesat e saj, njohuritë e saj, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi i saj në vetvete dhe besimi se ajo mund të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme është i madh”, tha ai. /Gazeta Sinjali/