Këngëtarja e njohur botërore dhe shqiptare, Dua Lipa, sot mbush 26 vite jetë.
Dua ka festë sot në familje, ajo po feston ditëlindjen e saj për të cilën u urua së pari nga babai i saj.
Babai i saj Dukagjin Lipa hyri sot në Instagram për të shpërndarë disa fotografi të ëmbla me Duan ku shfaqeshin si dy miq të ngushtë, pikërisht siç edhe e quan ai vajzën e tij.
Dua sot po mbush 26 vite jetë dhe gjithashtu ajo së fundi ka festuar 6 vjetorin e lansimit të këngës “New Love”.
Babai i këngëtares u shpreh se ai Duan e ka miken e ngushtë që nga dita kur ajo erdhi në jetë dhe se e do atë aq shumë”.