Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, sot feston datëlindjen e 24-të.
Artistja shqiptare orët e para të 22 gushtit i kaloi me të dashurin e saj, Anwar Hadid, transmeton Sinjali.
Hadid madje u përkujdes që Duas t’i dhuronte një gur të çmuar, të cilin artistja nuk hezitoi ta publikonte në rrjetet sociale.
Dua Lipa karrierën muzikore e filloi në moshën 14-vjeçare, kur nisi të publikonte cover të këngëve të artistëve të njohur, në Youtube. Mirëpo, zyrtarisht artistja shqiptare nisi muzikën në vitin 2015, kur nënshkroi kontratë me Warner Music Group.
“Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës. Kënga është publikuar në janar të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 50 milionë klikime në Youtube./Sinjali/