Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka vendosur që në ditën e fundit të viti 2019, të tregojë se sa i mirë ishte ky vit për të, si dhe të falënderojë ata që i kanë qëndruar afër përgjatë gjithë këtyre ditëve.
Këtë e ka bërë përmes disa postimeve në profilin e saj në rrjetin social Instagram, në të cilin numëron mbi 37.7 milionë ndjekës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ju faleminderit për 2019! U mundova shumë që t’i përfshija të gjitha në dy postime, por jam shumë falënderuese për çdo gjë që ky vit më dhuroi, faleminderit për mbështetjen, si dhe që jeni ende me mua teksa e përfundova këngën time të re. Faleminderit për kohët më të mira që mi dhuruat, për mësimet, për njerëzit që iu bashkuan jetës time, kujtimet që do t’i mbajë gjithmonë. Jam shumë falënderuese dhe e entuziazmuar për 2020! Ju dua, këngë të reja, së shpejti”, ka shkruar ndër të tjera Dua në Instagram.
Ndryshe, “Future Nostalgia” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/