Këngëtarja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ia ka uruar ditëlindjen nënës së saj, Anisa Lipa, shkruan Gazeta Sinjali.
Dua e ka falënderuar nënën e saj për mbështetjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që ia ka dhuruar.
“Gëzuar ditëlindjen mamaja ime e bukur, më e mira ime, gjithmonë e fundit në vallëzim, argëtim, e dashur, e ëmbël, qesharke por, përtej gjithë kësaj, gruaja më e fortë në jetën time. Faleminderit që ekziston. Ne të gjithë jemi me fat që ke qenë udhërrëfyese dhe udhëheqëse e jetës tonë me dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar. Unë të dua, ne të duam. Mbretëresha jonë”, ka shkruar Dua në Facebook.
Këtij urimi, këngëtarja ia ka bashkëngjitur disa fotografi të familjes dhe të nënës së saj me veshje tradicionale./Gazeta Sinjali/