image Dua Lipa e nis vitin e ri duke pozuar për revistën "Vogue", mahnit me pamjen e saj

Bota e Yjeve

Dua Lipa e nis vitin e ri duke pozuar për revistën “Vogue”, mahnit me pamjen e saj

news image

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, gjatë vitit të kaluar ka arritur sukese të mëdha, shkruan Gazeta Sinjali.

Dua solli albumin e ri dhe njëherësh të dytin me radhë të titulluar “Future Nostalgia”, i cili u mirëprit dhe e bëri të renditet në vend të parë.

Tani, 25 vjeçarja e ka nisur vitin ri 2021 me një fotosesion të realizuar për revistën e njohur të Britanisë ‘Vogue’.

Ylli me prejardhje nga Kosova ka mahnitur me stilin e ri të flokëve, ndërsa është shfaqur në kopertinë të revistës për muajin janar.

Kjo është bërë e ditur nga vet Dua Lipa, e cila ka ndarë disa postime në rrjetet sociale.

“Duke filluar vitin 2021 si një kameleon i vërtetë që jam. Faleminderit Edward Enninful. Unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë karrierës time dhe që më dhuruat kopertinën time të dytë për ‘British Vogue’. Kjo ishte një ëndërr e tillë që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta në këtë”, tha ajo.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

/Gazeta Sinjali/