Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka pasur një vit mjaft të suksesshëm.
Ajo ka mbajtur thuajse në tërë botën turneun e saj “Future Nostalgia”, në kuadër të të cilit ka mbajtur rreth 93 koncert.
Në paraqitjen e saj të 93-të për këtë vit, Lipa është dukur mjaft elegante e veshur me një fustan të gjatë të kaltër dhe me rrip në mes.
Mes të tjerash ajo kishte vendosur për aksesorë edhe një qafore, e cila kishte simbolin e kryqit në mes.
Flokët e saj të zeza dhe të gjata ishin lënë në valë të lirshme, me çka edhe bëri që fytyra e saj të vihej mjaft mirë në pah.
Dua përndryshe ka njoftuar se më datë 28 nëntor do të përmbyllë turneun e saj me një koncert gjigant në Tiranë, përkatësisht në sheshin “Skënderbej”.