Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka shprehur publikisht mendimin e saj në lidhje me politikën në Britani.
Lipa me një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, ka dalur haptazi kundër kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson.
Kjo pasi që, Johnson ka vendosur ta shpërndajë parlamentin në prag të Brex-it dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Duas. Këngëtarja ka publikuar foton e Johnson-it si shkatërruesi i demokracisë në vend.
Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për të protestuar për vendimin e Johnson-it dhe Dua ia bëri të ditur të gjithëve qëndrimin e saj në lidhje me këtë kauzë, duke mbështetur protestuesit./Sinjali/