Këngëtarja e njohur, Dua Lipa u pa të enjten, duke shëtitur bashkë me të dashurin e saj rrugëve të Hollywoodit.
Ajo çka bie në sy është stili interesant i çiftit, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.
Dua kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të gjelbërt, të cilën ajo e kombinoi me xhup ngjyrë rozë dhe një fustan me ngjyra të tjera.
Dua kombinoi maskën e saj me ngjyrë rozë, ndërsa i mbante flokët e saj të lidhur me një llastik.
Anwar, ishte i veshur me një palë pantallona me grafitë të shtypura, ngjyrë të gjelbërt, ku kishte kombinuar me të njejtën ngjyrë edhe maicën.
Ata kishin me vete edhe qenin, të cilin e kanë adaptuar para disa ditësh.