image Dua Lipa arrin dy miliardë klikime me “New Rules”

Showbiz/ Dua Lipa arrin dy miliardë klikime me “New Rules”

news image

Këngëtarja 24-vjeçare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër rekord të ri në karrierën e saj.

Super hiti “New Rules”, njëherësh kënga më e suksesshme në karrierën e saj, ka arritur shifrën e dy miliardë klikimeve në kanalin YouTube.

“New Rules” nga Dua Lipa u publikua më 7 korrik të vitit 2017, dhe që nga ajo kohë, suksesi i saj është vetëm në rritje duke vazhduar të dëgjohet në gjithë botën, në të gjitha platformat muzikore.

Kjo këngë është punuar nga producentët Ian Kirkpatrick, Caroline Ailin dhe Emily Warren./Gazeta Sinjali/