Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ersekë, ku një vajzë e mitur është droguar dhe përdhunuar për disa ditë rresht nga një 26 vjeçar, transmeton Gazeta Sinjali.
Sip raporton Report Tv 26-vjeçari nga Tirana kishte marrë vajzën në një fshat të Ersekës, më konkretisht në Kamnik.
I riu e ka detyruar vajzën që të konsumojë lëndë narkotike të disa llojeve dhe më pas e ka përdhunuar.
Kjo ka zgjatur nga data 21 shkurt deri në datën 1 mars 2021, kur 26-vjeçari ka qenë në një banesë në Kamnik të Ersekën së bashku me të miturën.
I riu ishte në kërkim, ku ditën e sotme është vënë në pranga e policisë.
Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”./Gazeta Sinjali/