image Droga në valixhe nga aeroporti i Rinasit në Turqi, kështu u kap polici shqiptar pas kontrollit në avion

Shqipëri

Droga në valixhe nga aeroporti i Rinasit në Turqi, kështu u kap polici shqiptar pas kontrollit në avion

news image

Një punonjës i policisë rrugore dhe një person i skeduar më parë në Shqipëri për vjedhje janë arrestuar në Turqi për trafikimin e rreth 31 kilogram kanabis. Droga ishte fshehur në dy valixhe dhe u transportua në Turqi nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit Sabiha Gökçen të Stambollit.

Droga u zbulua gjatë kontrollit me rreze X dhe qenve nuhatës më pas kontrolli në detaje i të gjithë pasagjerët në avion ndërsa vuri në pranga Florenc Bicerrin, punonjës i policisë rrugore Tiranë dhe Kujtim Çeliku, një tjetër shqiptar me precedent në vjedhje në Shqipëri.

Sekuestrimi i drogës në Turqi ka vënë në alarm policinë, e cila po heton se si polici i rrugores dhe bashkudhëtari i tij mundën të kalojnë drogën në aeroport pa u kapur nga policia kufitare dhe skanerat.

Top Channel mëson se komisariati rrugor Tiranë kishte nisur procedurat e largimit nga puna për Florenc Bicerin pasi ai ishte larguar më datën 5 tetor dhe nuk ishte paraqitur në punë pas përfundimit të pushimit. Pas arrestimit të tij në Turqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike

Gjithashtu gjatë dy operacioneve të tjera të policisë turke në aeroportin e Stambollit u kapën 66 kg  kanabis, ndërsa u arrestua një tjetër shqiptar I identifikuar si Adrian Qirici dhe një person tjetër I huaj.

/GazetaSinjali/