image Dritë në fund të tunelit për Coutinhon, katër skuadra të Premier Ligës duan transferimin e brazilianit

Futboll

Futboll/ Dritë në fund të tunelit për Coutinhon, katër skuadra të Premier Ligës duan transferimin e brazilianit

news image

Lojtari brazilian, Philippe Coutinho duket se po e sheh më në fund dritën në fund të tunelit.

Pas dy aventurave të dështuara tek Barcelona dhe Bayern Munchen, braziliani pritet të rikthehet aty ku u bë yll, në Premier Ligë, transmeton Gazeta Sinjali.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, tri skuadra janë të interesuara për shërbimet e Coutinhos.

Bëhet fjalë për Manchester United, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea.

Blutë e Londrës, Chelsea ka filluar tashmë bisedimet me Barcelonën për transferimin e Coutinhos.

Klubi katalunas po mendon që Coutinhon ta vendos në marrëveshje për Neymarin apo Lautaro Martinezin./Gazeta Sinjali/