Lojtari brazilian, Philippe Coutinho duket se po e sheh më në fund dritën në fund të tunelit.
Pas dy aventurave të dështuara tek Barcelona dhe Bayern Munchen, braziliani pritet të rikthehet aty ku u bë yll, në Premier Ligë, transmeton Gazeta Sinjali.
Siç shkruajnë mediat spanjolle, tri skuadra janë të interesuara për shërbimet e Coutinhos.
Bëhet fjalë për Manchester United, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea.
Blutë e Londrës, Chelsea ka filluar tashmë bisedimet me Barcelonën për transferimin e Coutinhos.
Klubi katalunas po mendon që Coutinhon ta vendos në marrëveshje për Neymarin apo Lautaro Martinezin./Gazeta Sinjali/