image Drita lidere e përkohshme e Superligës, tabela e përditësuar pas dy ndeshjeve të sotme

Futboll

Drita lidere e përkohshme e Superligës, tabela e përditësuar pas dy ndeshjeve të sotme

news image

Ndeshja kryesore e ditës së sotme në Superligë u luajt në Gjilan, ku u përballen mes vete Drita e Llapi.

Ky takim në fund u mbyll me rezultat 1-1 (Ardian Cuculi (P) 77’ / Valmir Veliu 50’).

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, përkundër rasteve të shfaqura për të dyja skuadrat, e më pas pjesa e dytë dhuroi dy gola.

Pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Valmir Veliu i Llapit realizoi për 0-1. Këtë epërsi Llapi e ruajti deri në minutën e 77’, kur me ndihmën e VAR-it për Dritën u referua një penallti, nga e cila i saktë u tregua mbrojtësi Ardian Cuculi dhe rezultati u barazua në 1-1.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes më gola nuk pati dhe pikët mes skuadrave u ndanë, e me këtë rezultat Dritës i rrezikohet kreu nga Ballkani e Gjilani, që ndeshjet e xhiros nuk i kanë luajtur ende. Në anën tjetër, Llapi momentalisht është i katërti në renditje, por jo shumë larg kreut.

Xhiron e ardhshme, Drita i shkon Malishevës, kurse Llapi e pret në shtëpi Feroniklin.

/Gazeta Sinjali Sporti/