image Drita, Gjilani e Ulpiana triumfojnë në ndeshjet e xhiros së 11-të

Futboll

Drita, Gjilani e Ulpiana triumfojnë në ndeshjet e xhiros së 11-të

news image

Xhiroja e 11-të ka filluar me tre takime në Superligë, shkruan Sinjali Sport.

Derbi i ditës së sotme u luajt në Merdar, ku Llapi e priti Dritën.

Ky takim u përmbyll me goleadë, ku mysafirët arritën fitoren me rezultat 1-3.

Drita arriti një fitore të rëndësishme në Podujevë me anë të dy golave të Simonovskit dhe një të Astrit Fazliut, kurse vendasit golin e nderit e shënuan me Alban Shillova.

Ndeshje tjetër interesante ishte ajo në mes Gjilanit dhe Feronikelit, që përfundoi me fitoren e atyre të parëve me rezultat minimal 1-0.

Skifterat arritën triumfin me anë të golit të sulmuesit, Blerim Krasniqit.

Ballafaqimi tjetër i ditës ishte mes dy të inkuadruarve, Malishevës dhe Ulpianës.

Ulpiana arriti fitoren e dytë këtë sezon, pasi fitoi me rezultat të ngushtë 1-2.

Santos dhe Ardi Shala realizuan golat për skuadrën nga Lipjani, kurse Olluri për vendasit.  /Gazeta Sinjali Sporti/