image "Dridhet" Reali, Mbappe pritet të rinovojë kontratën me PSG-në

Futboll

“Dridhet” Reali, Mbappe pritet të rinovojë kontratën me PSG-në

news image

Real Madrid mund të përfundojë e zhgënjyer në tentativën për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappes në verë, shkruan Sinjali Sport.

Madrilenët shiheshin si favorit për të siguruar shërbimet e yllit të PSG-së, me francezin që i ka refuzuar disa oferta të zgjatjes nga klubi francez.

Sidoqoftë, raportet e fundit nga Anglia theksojnë se Mbappe tani ka gjasa më shumë që të rinovojë kontratën me PSG-në sesa të transferohet tek Reali.

Mediumi i madh britanik ‘SkySport’, raporton se Mbappé tani pritet të zgjasë kontratën me PSG-në pavarësisht interesimit të Real Madridit.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse ky lajm i publikuar nga Sky do të jetë i vërtetë.

/GazetaSinjaliSport/