image Dreshaj i LDK-së e Nitaj i AAK-së kapen për Istogun

Kosovë

Zgjedhjet/ Dreshaj i LDK-së e Nitaj i AAK-së kapen për Istogun

news image

Ish-deputetit të AAK-së, Muharrem Nitajt, i janë kujtuar zgjedhjet lokale në Istog, ku partia e tij humbi për dhjetëra vota.

Këtë ai e ka parë si shkas për ta sulmuar LDK-në, e cila e ka pushtetin në Komunën e Istogut.

Sipas Nitajt, në zgjedhjet e 6 tetorit, AAK-ja do të fitojë më së shumti vota në Istog.

“Në zgjedhjet e fundit për 14 vota e ne tavolinë na e morën fitoren në Istog. Këtë herë nuk do të ketë tavolinë që do të na e marrë fitoren, sepse Istogu është përcaktuar 100% për fitore e 100% për Kosovë, për çka ka zgjedhur edhe kandidatët e duhur. AAK-PSD, me Ramush Haradinajn Kryeministër, drejt fitores së madhe!”, ka shkruar Nitaj.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e anëtarit të LDK-së, Besart Dreshajt.

Ai e ka quajtur Nitajn “politikan të Click-ut”, dhe e ka sygjeruar atë që të mos flasë për Istogun. Dreshaj thotë se Nitaj flet për tavolina pasi vjen nga tavolinat ku bëhen pazare e biznes.

“Ish deputeti Muharrem Nitaj paska folur për fitoren e LDK-së në Istog, fitoren e qytetarëve nē teren, dhe siç thotë ai, humbjen e AAK-së në tavolinë. Nuk çuditemi aspak kur Nitaj flet për tavolina, sepse në politikë, ai vjen nga tavolinat ku bëhen pazare, matematika e biznes. Por sa për Istog, Muharremi duhet ta dijë që ne ua rezervojmë humbjen për një të ardhme pa afat. Politikani i Click-ut, nuk duhet të flasē për Istogun, ai le t’na flasë diçka për PAN hajninë dhe legjislaturën e dështuar ku ai bënte pjesë 100%!”, ka shkruar Dreshaj. /Sinjali