image Dreshaj i AAK-së viktimizon Osmanin e Kurtin, i lut qytetarët e Istogut që t'i presin mirë

Politikë

Dreshaj i AAK-së viktimizon Osmanin e Kurtin, i lut qytetarët e Istogut që t’i presin mirë

news image

Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka lutur qytetarët e fshatit Vrellë të Istogut që t’i mirëpresin kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtin dhe prijësen e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani në hapjen e fushatës atje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, mendimi politik është diçka personale dhe se e rëndësishme është zhvillimi i një fushate paqësore.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot do të jenë në Vrellë në nisje të fushatës. Lus bashkëvendasit nga Vrella e Istogu që edhe kësaj radhe të tregojnë kulturë e traditë në mikpritje. Mendimi politik është diçka personale e secilit, por është e rëndësishme që të kemi fushatë të dinjitetshme, pa dhunë e pa ofendime“, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Kujtojmë që në Skenderaj, Kurti kishte shkuar i shoqëruar nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Atje ai ishte sulmuar me vezë dhe me shishe plastike.

Madje, Gazeta Sinjali ka raportuar sot se për këtë rast është hapur rast në polici i iniciuar si “sulm”.

Lidhur me këtë rast, policia ka identifikuar dhe ka intervistuar personat e dyshuar./Gazeta Sinjali/