Skuadra e Drenicës, e drejtuar nga Tahir Lushtaku, ka mposhtur me rezultat të thellë, 3:0 KF Llapin.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin ‘Bajram Aliu’ dhe u dominua në përgjithësi nga vendasit, që arritën të shënojnë tre herë.
Të tre golat e kësaj ndeshje, u shënuan në pjesën e dytë.
Harmon Van Dave Gbowea shënoi golën e parë në minutën e 51-të. Momenti më i bukur i ndeshjes ishte ai i minutës së 63-të, kur Osman Mëziu nga gjuajtja e lirë shënoi një gol të bukur dhe shtoi epërsinë e vendësve në 2:0, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Qemal Elshani në minutën e 74-