Ndeshje jashtëzakonisht interesante është zhvilluar mes Drenicës dhe Llapit.
Skuadra e Tahir Lushtakut në fund ka fituar pas 90 minutave me rezultat 3:2.
Ndeshja e cila implementoi edhe sistemin VAR ishte korrekte dhe u testua me një rast kur në pjesën e dytë së pari u akordua penallti për Drenicën kur u pengua futbollisti Abazi, por pas rishikimit të VAR-it u anulua penalltia pasi Abazi kishte luajtur me dorë së pari.
Vlen të ceket se kjo ndeshje u zhvillua dy herë nga 40 minuta, ku një minutë para fundit edhe u shënua goli i tretë.
Ndeshjet e para në Superligë do të luhen më 21 gusht, derisa Liga e Parë do të zhvillohet më 28 gusht. /Gazeta Sinjali Sporti/