image Drenica fiton ndaj Dukagjinit në ndeshjen e fundit të javës në Superligë

Futboll

Drenica fiton ndaj Dukagjinit në ndeshjen e fundit të javës në Superligë

news image

Drenica e ka mposhtur Dukagjinin në ndeshjen e fundit të javës së dytë në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra nga Skenderaj ka fituar në udhëtim me rezultat të ngushtë 1-2.

Osman Meziu nga penaltia në min e 15-të kaloi mysafirët në epërsi, derisa bashkëlojtari i tij Harallamb Qaqi e dyfishoi epërsinë në min e 49-të.

Ekipi nga Klina ngushtoi avantazhin me golin e minutës së 83-të nga Ardin Dallku, por duke e qenë kjo e tëra.

Dy skuadrat në fjalë barazuan në xhiron e kaluar, derisa sot Drenica arriti në kuotën e katër pikëve, kurse Dukagjini mbetet me një pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/