Drenica e ka mposhtur Dukagjinin në ndeshjen e fundit të javës së dytë në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra nga Skenderaj ka fituar në udhëtim me rezultat të ngushtë 1-2.
Osman Meziu nga penaltia në min e 15-të kaloi mysafirët në epërsi, derisa bashkëlojtari i tij Harallamb Qaqi e dyfishoi epërsinë në min e 49-të.
Ekipi nga Klina ngushtoi avantazhin me golin e minutës së 83-të nga Ardin Dallku, por duke e qenë kjo e tëra.
Dy skuadrat në fjalë barazuan në xhiron e kaluar, derisa sot Drenica arriti në kuotën e katër pikëve, kurse Dukagjini mbetet me një pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/