image Drenica e eliminon skuadrën e Gjilanit nga Kupa e Kosovës, siguron gjysmëfinalen

Futboll

Sport/ Drenica e eliminon skuadrën e Gjilanit nga Kupa e Kosovës, siguron gjysmëfinalen

news image

Skuadra e Drenicës e ka fituar ndeshjen ndaj Gjilanit me rezultat 2:1, e cila u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skënderaj.

Të gjitha golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në minutat shtesë, pasi që minutat e rregullt nuk prodhuan fitues.

Hasan Hyseni ishte futbollisti që shënoi golin e epërsisë fillestare në shtesën e parë, teksa golin e dytë e realizoi Genc Hamiti në minutat e fundit të ndeshjes.

Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi, Fiton Hajdari një minutë para se të përfundonte ndeshja.

Drenica është skuadra e dytë që është kualifikuar në gjysmëfinale, pasi që skuadra e Prishtinës fitoi bindshëm ndaj Vushtrrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”./Gazeta Sinajli/