Dje një person ka raportuar në Polici se tre persona të panjohur e kanë marrë me forcë nga shtëpia e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit.
Sipas raportit 24 orësh, tre të dyshuarit kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një shtëpi ku kanë përdorur dhunë ndaj tij.
Shkaku dyshohet të ketë qenë një borxh.
Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe rasti po vazhdon të hetohet.
Rasti është iniciuar si “Privim i kundërligjshëm nga liria“, “përdorim i armës“, “armëmbajtje pa leje” dhe “lëndim trupor“.