image Drenas, personi që vdiq mbrëmë në aksident trafiku është një i mitur

Siguri

Drenas, personi që vdiq mbrëmë në aksident trafiku është një i mitur

news image

Mbrëmë në fshatin Polluzë të Drenasit, një i mitur është goditur për vdekje nga një veturë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu bëhet e ditur se vozitësi që e kishte shkaktuar këtë aksident është arrestuar.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë ngasjes së veturës ka goditur këmbësorin, mashkull kosovar (i mitur). Si pasojë, këmbësori nga lëndime e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e PK-së. / Gazeta Sinjali/