image Drejtuesit e Interit seriozisht po e konsiderojnë rinovimin me Inzaghin

Futboll

Drejtuesit e Interit seriozisht po e konsiderojnë rinovimin me Inzaghin

news image

Skuadra e Inter është kthyer në formën më të mirë të mundshme dhe tashmë është lideri i Serie A.

‘Zikaltrit’ po dhurojnë spektakël, duke shënuar fitore me shumë gola, lojë të hapur me pasime të shpejta e të shkurtra.

Gjithë këto avancime këtë sezon kanë bërë që bordi i skuadrës të jetë shumë i kënaqur me trajnerin Simone Inzaghi.

Sipas Gazzetta dello Sport, Inzaghit pritet t’i ofrohet kontratë deri në vitin 2025.

Inter aktualisht është një pikë larg Milan, por me ritmin që po tregon, parakalimi është vetëm çështje kohe. /Gazeta Sinjali Sporti/