Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vizituar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili është njoftuar në lidhje me gjendjen e sigurisë që e mbulon regjioni i Pejës dhe angazhimet policore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19.
Ai është pritur nga Kolonel Sami Shabanaj, Drejtor Rajonal i Policisë DRP-Pejë, me stafin e tij.
Ministri Zemaj u shpreh i kënaqur me punën e Policisë po ashtu shprehu falënderimin e tij rreth angazhimit të Policisë Rajonale në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë Covid 19./Gazeta Sinjali/