image Drejtori Qalaj jep detaje për aksionin e policisë që u zhvillua sot

Kosovë

Drejtori Qalaj jep detaje për aksionin e policisë që u zhvillua sot

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se sot nga ora 07:00 deri në 19:00, zyrtarët e PK-së kanë shqiptuar 609 gjoba për shkelësit e masave të Qeverisë kundër COVID-19.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 116 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve që nuk e respektuan Ligjin AntiCovid.

Teksa njofton se aksioni i policisë është duke vazhduar që nga ora 20:00.

“Më 15.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 609 gjoba sipas Ligjit të ri AntiCovid dhe janë dhënë 116 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë”, tha Qalaj për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/