image Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan flet për situatën pas vërshimeve

Sociale

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan flet për situatën pas vërshimeve

news image

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Gjilanit është duke menaxhuar situatën e cila është krijuar pas vërshimeve të cilat kanë prekur fshatin Pogragjë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, i cili foli për Gazetën Sinjali, gjendja e përkeqësuar mbetet në Sllubicë dhe Pogragjë.

Gjendja më e përkeqësuar ka qenë fshati Sllubicë dhe Pogragja ku është rritur niveli i ujit dhe ka dalë nga shtrati i lumit. Tri ura të cilat përdoren nga banorët janë të dëmtuara. Nuk janë ura të cilat janë të mëdha por sidoqoftë ato janë përdorur nga banorët. Sot do të dalim dhe do të vlerësojmë dëmet të cilat janë shkaktuar. Është një familje e cila është larguar nga shtëpia e tyre në fshatin Pogragjë për shkak të vërshimeve”, ka thënë Spahiu për Sinjalin.

Mbrëmë në Gjilan u aktivizua edhe Shtabi Emergjent.

Spahiu, në një përgjigje për Sinjalin falënderoi komunitetin e fshatit që tha se ishte i organizuar mirë mbrëmë gjatë aksionit.

/Gazeta Sinjali/